Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

TAP, bizneset e pista të njerëzve të gazsjellesit/Historia e zezë mafia-politikë

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

gazsjellesi-tap-rinis-procesin-e-prokurimit2-420x315Media italiane “L’Espresso” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), i cili do të përshkojë edhe Shqipërinë. TAP është një projekt për zhvillimin e një tubacioni, që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës.Por, në një analizë të gjatë “L’Espresso” ngre një sërë dyshimesh mbi realizimin e këtij projekti. Në një shkrim me titull “TAP, bizneset e pista të njerëzve të gazsjellësit”, flitet për pastrim parash të mafies, që ka lidhje të forta me politikën. Në shkrim përshkruhen lidhjet mes mafies italiane, zcvicerane, azerbajxhane e deri te ajo amerikane, të cilat kanë mbështetjen e politikës në këtë projekt, ku nuk mungojnë edhe emrat e këtyre të fundit.Më tej, shkrimi flet për një histori të zezë, që nuk është thënë kurrë më parë, duke parashtruar një sërë pyetjesh, që ngrenë dyshime të forta për përzierjen e ngjarjeve sekrete publike dhe private.Ndërkohë, shkalla e mistereve përreth TAP dhe dokumenteve në det të hapur krahasohet me skandalin e Panama Papers.Në shkrim përmendet edhe Shqipëria, si pjesë e këtij projekti misterioz. Duke përshkruan të gjitha vendet që prek ky projekt, thuhet se kalon në bregdetin shqiptar, zhytet në det (deri në më pak se 820 metra) dhe arrin në Salento. /CityNews