Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Sulmi në Nju Jork, identifikohet terroristi që vrau 8 persona

Filed under: Kronika e zeze,Politike |

Tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 15 të plagosur, gjatë një sulmi makabër në Manhattan të Nju Jorkut. Raportohet se terroristi ka përplasur kalimtarët me kamionçinën e tij. Autoritetet amerikane kanë konfirmuar se kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Mësohet se terroristi ka thirrur “Allah Akbar”, disa herë gjatë këtij sulmi.

Terroristi është një 29 vjeçar i quajtur Sayfullo Saipov, një emigrant që ka mbërritur në Amerikë në vitin 2010. Mediat amerikane raportojnë se 29 vjeçari është nga Uzbekistani.

CBS ka publikuar foton e agresorit.

Presidenti Trump ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Twitter. Ai shkruan se sulmi është kryer nga një “person i sëmurë dhe i çmendur”. Trump thotë gjithashtu se ISIS nuk do të lejohet të rikthehet apo të depërtojë në SHBA.