Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Studiuesja ruse: Shqipëria e Madhe, realitet brenda 5 vjetëve

Filed under: Politike |

394493_251812461555804_1676870178_n-343x560Epoka e shqiptarëve në Ballkan ka filluar, ndërsa për popullin serb 25 vjetët e ardhshme do të jenë të errëta, thotë në një intervistë për mediat serbe, Anja Filemonit, anëtare e Akademisë së Shkencave Ruse.

“Projekti i Shqipërisë së Madhe ka marrë një impuls të ri. Duket se Perëndimi e ka përmbyllur fazën e parë, dhe ajo ka përfunduar në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Tani fillon faza tjetër, e cila shkon në nivele tjera, e që ka të bëjë me komunat me shumicë shqiptare në Serbi, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”, thotë Filemonit, transmeton lajmi.net..

Ajo thotë se Serbia duhet të shqetësohet për këtë realitet, pasi sistemi arsimor i Shqipërisë dhe Kosovës po unifikohet, e ai po përfshin edhe komunat jugore të Serbisë.

Por përveç kësaj thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë filluar edhe projekte të përbashkëta ekonomike, siç është autostrada.

“Kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekzistojnë. Është vetëm çështje kohe para se territorit të Shqipërisë t’i bashkohet edhe e ashtuquajtura Republikë e Kosovës”, shton ajo.

Në 25 vjetët e ardhshme, sipas saj, Serbinë e pret një perspektivë e zymtë, jo vetëm shkaku i politikave të perëndimit, por edhe për fajin e politikave të brendshme që po i aplikon shteti serb, veçanërisht me miratimin e ligjit për pakicat kombëtare, që sipas saj do të jetë vdekjeprurës.