Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Skocezët duan pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, marshim në Edinburg

Filed under: Politike |


Mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e Edinburgut të shtunën për të treguar mbështetje për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, për të cilën nacionalistët skocezë thonë se po intensifikojnë përpjekjet, nisur nga vendimi i Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.Pjesëmarrësit valëvitën flamuj gjigantë të Skocisë, ndërsa u mblodhën në një park afër ndërtesës së Parlamentit skocez.
Partia Kombëtare Skoceze (SNP), e cila mbështet shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar dhe ka pothuajse gjysmën e vendeve në Parlament, fillon të dielën konferencën e saj vjetore.

Skocezët votuan për të qëndruar në Bashkimin Evropian në vitin 2016 me një diferencë të madhe, por Britania si një e tërë votoi për t’u larguar. Procesi i Brexit-it ka bërë që qeveria nacionaliste e Skocisë, gjithnjë e më shumë të jetë e lidhur me lidershipin konservator të Britanisë së Madhe.
Skocia e hodhi poshtë pavarësinë me një diferencë prej 10 përqindësh në një referendum të vitit 2014. Shumica e sondazheve tregojnë mbështetje publike për pavarësinë skoceze nga Britania e Madhe, mbërthyer në të njëjtin nivel me 45 përqind që ka qenë që nga votimi i vitit 2014, ndonëse një sondazh i kohëve të fundit ka treguar mbështetjen për një ndarje nga Mbretëria e Bashkuar, që shihet si një shenjë pakënaqësie mbi Brexit-in.