Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

SKANDAL: Zbulohet libri i Panajot Barkës që i quan shqiptarët ardhacakë dhe racë e përzier me arabët

Filed under: Politike |


Historiani Arben Llalla ka publikuar kopertinën e librit të pedagogut të greqishtes në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Panajot Barka. Sipas historianit, libri i shkruajtur në greqisht nxit urrjejtje etnike dhe fetare mes grekëve dhe shqiptarëve, ndërsa hidhen hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve. Gjithashtu, në libër hidhen dyshime edhe mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve. Historiani shkruan se Panajot Barka tenton të mohojë çdo gjë të shqiptarëve deri në akuzë se shqiptarët janë ardhacakë, racë e përzier me arabët që kanë ardhur në Ballkan nga osmanët.

“Ky është libri i autorit grekofon Panajot Barka i cili nxit urrejtje etnike dhe fetare midis grekëve dhe shqiptarëve. Autori grekofon Barka tenton të hedhë hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve, origjinën e tyre si racë e përzier me arabët si dhe dyshime mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve. Panajot Barka tenton të mohojë çdo gjë të shqiptarëve deri në akuzë se shqiptarët janë ardhacakë që kanë ardhur me osmanët në Ballkan dhe islamizuan grekofonët në Epir. Libri i Barkës bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Çështja është Ku është Akademia, Profesorët, SHISH, Policia, Prokuroria? Uroj që Panajot Barka të më hedhë në gjyq për këto që po shkruaj ashtu siç ka hedhur gazetarët gjinokastrit”, shkruan Llalla.