Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shtyhet për në 10 nëntor vizita e Ramës në Beograd

Filed under: Politike |

Rama-e-Vucic-300x213
Vizita e parashikuar e kryeministrit Rama në Beograd është shtyrë për në datën 10 nëntor.

Zyra për shtyp e kreut të qeverisë shqiptare ka konfirmuar se mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij Vuçic ka patur një bisedë telefonike ku është rënë dakord që ta vazhdohet dialogu i nisur më 28 Gusht në Berlin.

Në njoftim thuhet se të dy kryeministrat ranë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara, por sqarohet se mes tyre mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi në Beograd.

Rama e Vuçic ranë po ashtu dakord se nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Ata u morën vesh që dialogu i nisur të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, rajonit dhe Europës si e tërë.