Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

“Shqiptarë vrasës!”/ Mesazhe antishqiptare në protestën e Selanikut

Filed under: Politike |

“Kostandinos jeton! Ti na udhëheq”, “Kostandinos Kaçifas, i pavdekshëm”, “Shqiptarë vrasës, koha juaj mbaroi”, shkruhej në pankartat e një proteste të zhvilluar në Selanik pas vrasjes në Shqipëri të Kostandinos Kaçifas.
Protestuesit mbanin flamuj grekë dhe pankarta ku shkruhej: “Vorio-Epiri tokë mëmë ka shtetin grek”, “Vorio-Epiri kërkon autonomi”, “E drejta njerëzore mbi Vorio-Epirin”, “Gjirokastra dhe Dropulli janë Vorio-Epir”, etj.Një ditë më parë, një protestë e ngjashme u zhvillua në Athinë, ku u dëgjuan thirrje raciste për shqiptarët dhe u dogj flamuri shqiptar.