SHBA vendos sanksione për kompanitë që bëjnë biznes me Korenë Veriore

Filed under: Politike |

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv me të cilin SHBA-ve iu mundësohet vendosja e sanksioneve ndaj kompanive dhe institucioneve, të cilat financojnë tregtinë me Korenë Veriore.

“Urdhri ynë i ri do të shkurtojë burimet e të hyrave, të cilat financojnë përpjekjet e Koresë Veriore për zhvillimin e armëve më vdekjeprurëse, të cilat janë të njohura për njerëzimin”, tha Trump.