Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Serbia shfaq interes për portet e Shqipërisë

Filed under: Politike |

Autostrada_shqiperi_Netzwerk-494x620Qeveria e Serbisë i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të financojë ndërtimin e rrugës që do ta lidhë atë me Kosovën dhe Shqipërisë si dhe për ndërtimin e hekurudhës që e lidh me Malin e Zi që do të shtrihet deri në Tiranë. Këto lidhje do t’i mundësojnë Serbisë që të ketë akses me portet e Shqipërisë.Serbia, muajt e fundit ka shfaqur interes të madh për të pasur qasje në portet e Shqipërisë në detin Adriatik. Për këtë qëllim ajo ka ngritur grup pune për të arritur marrëveshje me qeverinë e Shqiptarisë dhe atë të Kosovës.Grupi i Punës Shqipëri-Serbi po merr në konsideratë disa projekte të cilat do t’i paraqiten Komisionit Evropian nga dy kryeministrat respektivë në maj, thotë zv.kryeministri i Serbisë, Zoran Mihajloviç. Ajo tha se bëhet fjalë për rrugën Nish-Prishtinë dhe hekurudhën Beograd-Bar, që më pas do të vazhdojë nga Podgorica deri në portet e Shqipërisë.“Kemi një draft pune për këto dy projekte dhe për 10 ditë ky takim do të mbahet dhe në Tiranë”, tha Mihajloviç, që gjithashtu është Ministër i Transportit.