Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Referendumi në Katalonjë, policia bllokon shkollat ku do kryhet votimi

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Më tepër se 160 shkolla në Katalunja janë pushtuar nga aktivistët në përpjekje për t’i mbajturat ato hapur në prag të referendumit që pritet të mbahet të dielën. Nga ana e vet policia spanjolle bllokoi aksesin në 1300 prej 2315 shkollave të Katalunjës, të cilat do të ktheheshin në qendra votimi për referendumin e shumë-kundërshtuar të pavarësisë.

Autoritetet kanë intensifikuar përpjekjet për të ndalur referendumin e të dielës me efektivët që kanë pushtuar qendrat e telekomunikacionit të qeverisë lokale. Dhjetëra mijëra vetë pritet të votojnë në referendumin e 1 tetorit, i shpallur i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës.

Me mijëra janë edhe policët e dërguar në rajon për të penguar zhvillimin e tij. Ata janë urdhëruar të spastrojnë shkollat e pushtuara nga aktivistë, prindër e fëmijë, që po qëndrojnë në godina që prej të premtes. Efektivë të policisë rajonale katalanase janë udhëzuar të asistojnë, por u është thënë gjithashtu të mos përdorin forcën.Katalunja, një rajon i pasur me 7,5 milionë banorë në Spanjën veri-lindore ka gjuhën dhe kulturën e veçantë si dhe një shkallë të lartë autonomie, por nuk njihet si një komb i ndarë në kushtetutën spanjolle. Në bazë të sondazheve paraprake të kryera në rajon, pritet që shumica e votuesve të mbështesin shkëputjen nga Spanja.