Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Princi Charles në Serbi flet për Nënë Terezën dhe Rita Orën

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

largea_161867422756eb039c4f16b836156778_v4_big1458253633Princi i Uellsit, Charles, po qëndron në Serbi, në kuadër të turneut të tij në Ballkan. Ai ka mbajtur një fjalim në parlamentin e Serbisë në Beograd, ku ndër të tjera ka folur për pajtimin në rajon, si dhe ka përmendur Nënën Terezë dhe Rita Orën.

“Sot, njerëzit nga Ballkani janë të mirënjohur në Britani në shumë fusha, në muzikën bashkëkohore, Rita Ora. Ju keni shumë heronj nga ky rajon. Nënë Tereza ka qenë, natyrisht, një shqiptare etnike, e lindur në Maqedoni, e besimit katolik. Diçka që ajo ka thënë ofron një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ne, çfarëdo qoftë besimi apo kombësia jonë”, ka thënë Charles në parlamentin e Serbisë.

Ai ka shtuar se pajtimi kërkon angazhim nga të gjithë, nga udhëheqësit e shteteve dhe të besimeve, e deri te njerëzit e rëndomtë në qytetet dhe fshatrat e tyre.

“Unë mund t’ju siguroj se Britania është me ju, teksa ju ndërtoni të ardhmen tuaj të përbashkët. Paqja dhe stabiliteti në rajon nënkupton që të gjithë ne, qoftë në Ballkan, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar, apo kudo tjetër, do të mund të shijojmë një të ardhme më të sigurt dhe më me prosperitet. Bashkë, ne mund ta ndërtojmë këtë të ardhme”, ka thënë princi i Uellsit.