Presidenti Meta i jep shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos

Filed under: Politike |

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dhënë sot pasaportën shqiptare kreut të Kishës Ortodokse autoqefale hirësissë së tij Janullatos.

Ky akt formal në fakt duket të jetë një levizje strategjiko-politike në kohën kur vetë Janullatos ka deklaruar pak ditë parë se pasardhësi i tij në këtë detyrë do të jetë një shqiptar.

Në një intervistë për tv Skai në Greqi, drejtuesi zyrtar i ortodoksëve shqiptarë ndër të tjera tha se “po, është e qartë që pasardhësi im do të jetë shqiptar. Faktikisht unë kam shumë vjet këtu… Shikoni, na mungon guximi që të vihemi në pozitën e tjetrit. Nëse kishim ne një rast analog në Greqi, a do të pranonim që për një periudhë të gjatë në krye të kishës të kishim një bullgar apo një serb? Sigurisht që jo. Ne nuk donim të krijonim një koloni. Ne erdhëm të krijojmë kishën ortodokse autoqefale të Shqipërisë”, u shpreh Janullatos.

I ndodhur shpeshherë në qendër të akuzave dhe debatit për greqizimin e kishës ortodokse shqiptare, Janullatos është përpjekur të qartësojë se me afrimin e të 90-ve është i qartë se drejtimi i kishës do të pasohet nga një shqiptar.

Dhënia e pasaportës shqiptare pas gati 20 vitesh qëndrimi në Shqipëri nga ana e presidentit Meta, duket të jetë dhe një lloj “paqeje” përfundimtare me të gjithë ata besimtarë ose jo qe e panë dhe gjykuan me skepticizëm drejtimin e kishës autoqefale nga Janullatos.