Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Përkrahësit e Blushit themelojnë “Lëvizjen për demokraci në PS”

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

blushi-1-640x380
Përkrahës të deputetit Ben Blushi, tetë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kanë krijuar sot ‘Lëvizjen për demokraci në PS’.

Grupi brenda PS që krijoi këtë lëvizje, janë të njëjtët që kanë kërkuar ndryshime në statut dhe zgjedhjen e kryetarit, të cilën edhe e zyrtarizuan përmes letrës dërguar ‘gjykatës’ së PS, KGS.

Anëtarët e ‘Lëvizjes për demokraci’ në PS janë: Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Maqo Lakrori, Namik Koplik, Rexhep Mejdani, Ndre Leisi, Petrit Ago dhe Mimoza Hasrama.

“Kam kërkuar vetëm të zbatohet statuti. Po votohet në të gjitha forumet veç kryetari. Pa zgjedhje të ndershme nuk ka mirëqenie e prosperitet. Nëse shkohet në referendum shkohet për një çështje, nëse shkohet në zgjedhje shkohet për emra. Nëse do të më duhet të zgjedh mes Shqipërisë dhe PS, zgjedh Shqipërinë”, mësohet të jetë shprehur Blushi gjatë fjalës së tij në Asamble.