Pasuria marramendëse e Qazim Sejdinit. Zbulohen asetet që kryebashkiaku i Elbasanit zotëron në jug

Filed under: Politike |

ramaaaa-Ai do të mbahet mend gjatë si shembulli tipik i zyrtari të lartë që e shfrytëzon pushtetin për të shantazhuar mediat. Qazim Sejdini, në rolin e një “padrinoje babaxhan” u filmua në prag të zgjedhjeve të vitit 2015 duke kërcënuar disa gazetarë lokalë.

“Ju nuk mund të dilni kundër pronarit tuaj, pronari është i lidhur me pushtetin pazgjidhmërisht dhe nuk ka ku ta luajë topin”, u thotë Sejdini gazetarëve, duke u kujtuar se një koleg i tyre u pushua nga puna pasi kishte tentuar të shkruante kundër tij.

Pavarësisht këtij skandali, Qazim Sejdini u rikandidua në postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit dhe u rizgjodh për herë të tretë. Ai është një prej të besuarve të kryeministrit Edi Rama.

Por përveç se si shëmbëlltyrë e zyrtarit që në zyrën e shtetit sillet si “padrino” Sejdini do të mbahet mend edhe për pasurinë marramendëse që zotëron. Ai rezulton të jetë një prej kryebashkiakëve më të kamur në vend. Pasuria e tij sa vjen e shumëfishohet: llogari bankare e pasuri të patundshme në disa qytete të vendit.

Boldneës sjell një listë të plotë të aseteve të tij. Këto asete ndodhen në jug të vendit dhe kryesisht në Fier. Ai zotëron në këtë qytet një vilë me sipërfaqe 478 m2 dhe me vlerë 350 milion lekë (të vjetra), një banesë prej 120 m2 me vlerë 100 milion lekë (të vjetra), një magazinë prej 840 m2 me vlerë 250 milion lekë (të vjetra) si dhe dy zyra të mëdha me një vlerë totali prej 86 milion lekësh (të vjetra).

Në Vlorë ka një banesë 130 m2 me vlerë 63 milion lekë (të vjetra), dhe një tjetër me sipërfaqe 102 m2. Sejdini ka 3 makina në pronësi që shkojnë rreth 50 milion lekë (të vjetra).

Por përveç pronave, kryebashkiaku i Elbasanit ka edhe shumë borxhe pasi ka marrë nga bankat e nivelit të dytë rreth 270 milion lekë kredi.

Bashkëshortja e Sejdinit nëpërmjet “Ujori Sh.p.k”, një agjensi doganore në emër të saj, ka përfituar qindra miliona lekë që prej vitit 2004. Gjithashtu edhe fëmijët e kryebashkiakut Sejdini kanë arritur të punësohen në institucione shtetërore me paga relativisht të larta dhe të merren gjithashtu me aktivitete private.

Viti elektoral 2013, për familjen Sejdinin do të ishte i artë kjo dhe për shkak të një ngërçi institucional të Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Parurive. Në këtë vit, bashkëshortja e Sejdinit deklaron se ka fituar plot 200 milion lekë nga kompania “Ujori Sh.p.k” , ndërkohë që një vit më parë, në 2012, nuk i kalonte 4.7 milion lekë të ardhura (të vjetra).

Po në 2013, të ardhurat për fëmijët e kryebashkiakut u rritën në 31 milion lekë ndërsa u shtohen edhe një apartament në Vlorë me sipërfaqe 102 m2. Gjithashtu familjes Sejdini shtoi listën e aseteve edhe me një ndërtesë me sip. 831 m2 por nuk specifikohet vlera si dhe vendndodhja.

Në 2014, në familjen Sejdini hyn në lojë edhe dhëndri i cili merr një kredi prej 147 milion lekësh (të vjetra). /Lapsi.al