Pas leshimit te rraketes gjendemi ne prag lufte mes Shba – K.Veriut

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se ajo e lëshuar dje nga Korea e Veriut, është një raketë balistike ndërkontinentaleSeuli dhe Uashingtoni kanë konfirmuar se ajo që u lëshua dje nga Koreja e Veriut ishte një raketë balistike interkontinentale.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë me vendosmëri lëshimin e raketës, nga ana e Koresë së Veriut”, deklaroi sekretari i shtetit Rex Tillerson, duke theksuar se ky test “përbën një përhksllëzim të ri të rrezikut ndaj Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tanë, në rajon dhe në botë”. Dhe ka shtuar se nevojitet “një aksion global për të ndaluar një kërcënim global”, duke parashikuar një debat për zhvillimet e fundit, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Të gjitha kombet duhet t’i tregojnë Koresë së Veriut se ndërtimi i armëve bërthamore, gjë që po e bëjnë, ka pasoja. Vendet që të presin punëtorë nga Korea e Veriut, që i japin ndihmë ekonomike dhe ushtarake Koresë së Veriut, ose nuk zbatojnë plotësisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit, janë duke ndihmuar dhe mbrojtur një regjimi të rrezikshëm”, tha, Sekretari i Shtetit.

Ndërkohë, mësohet se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë lëshuar raketa në Detin e Lindjes, në përgjigje të testit të Phenianit, njoftim që u bë i ditur në një komunikatë të përbashkët të shefave të shtabeve.

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se modeli i ri i raketave që testoi të martën mund të mbajë një mbushje bërthamore me përmasa të mëdha. Agjencia shtetërore e lajmeve, pasi njoftoi marrjen përsipër të testit me raketë, bëri të ditur se vendi nuk ka ndërmend të hyjë në negociata me Shtetet e Bashkuara, derisa Uashingtoni nuk do t’i japë fund qëndrimit armiqësor ndaj Phenianit. Sipas skemës, raketa është gjithashtu në gjendje që të ri-futet në atmosferë e paprekur. Efekti i shkaktuar nga lëshimi u prit me kënaqësi nga ana e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. “Me një buzëqeshje të gjerë në fytyrën e tij”, shkruan agjencia koreano veriore, “ai u tha zyrtarëve, shkencëtarëve dhe teknikëve se Shtetet e Bashkuara do të jenë të palumtura nga kjo dhuratë, për ditën e tyre të Pavarësisë”.