Media gjermane: Shqiptarët, jane të vetmit ku Putin s’mund të shtrijë ndikimin

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

rusia_1478305691-9876108-550x302Pasi media austriake Der Standard, para pak ditësh shkruajti se në Ballkan vetëm Shqipëria dhe Kosova janë orientuar strikt properëndimit, e këtij mendimi është edhe media kulturore gjermane Schwaebische, me dallim të vogël se ajo në këtë mes fut edhe liderin malazez Gjukanovic.

“Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Bellorusisë, Rusisë e Serbisë afër kufirit të Maqedonisë, manovrat e NATO në Malin e Zi, tentimi i Grushtit të shtetit, tentim atentati ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vucic dhe teoritë tjera konspirative tregojnë më së qarti se diçka po zije në Ballkan – mollë sheri mes Perëndimit dhe Lindjes,” shkruan fillimisht media e njohur gjermane Schwaebische.

Në pak ditë, janë sekuestruar arsenal i madh i armëve, njëra afër shtëpisë së Vucic në Beograd. Kundërshtarët më të mëdhej të Vucicit janë oligarkët që janë të fuqishëm financiarisht dhe mbështesin disa parti serbe. Politika pro Europiane e Vucicit është gjithashtu në kundërshti me politikën e presidentit serb, Tomislav Nikolic dhe partnerin e koalicionit, socialistët e Ivica Dacic, të cilët njihen si filorusë, përcjell botasot.info. Rusia e presidentit Vladimir Putin shpreson që Serbia të kundërshtojë jo vetëm integrimin në NATO, por edhe BE­në.

Në anën tjetër Serbia mundohet të përfitojë ekonomikisht nga Brukseli, ndërsa në të njëjtën kohë për interesat e saj në Ballkan sheh Rusinë si “partner strategjik”. Shefi i shërbimit sekret rus “dirigjienti” i Grushtit të shtetit? Që Vucic nuk mund të kënaqet shumë nga mbështetja ruse, tregon rasti i Malit të Zi. Kryeministri malazez, Milo Gjukanovic tha se agjentët rusë kishin tentuar Grushtin e shtetit për të sjellë në qeveri opozitën filo­ruse.

Rusia kundërshton akuzat fuqishëm, megjithatë gjatë asaj nate kur u arrestuan 20 puçistët, shefi i shërbimit sekret rus, Nikolaj Patruschev, qëndronte në Beograd. Prej kohësh Putini shfrytëzon prezencën e dobët të Evropës në Ballkan, për të rritur ndikimin.

Vetëm Shqipëia, Kosova dhe Mali i Zi janë orientuar qartasi pro perëndimit. Serbia është partneri më i rëndësishëm rus që bashkëpunon edhe ushtarakisht. Bosnja dhe Maqedonia vlerësohet si shtete potenciale për t’u kthyer në “plaçke lufte.”