Ky është bilanci katastrofik i luftës pesëvjeçare në Siri

Filed under: Politike |

siri_1458080502-4093461Lufta në Siri po hyn në vitin e gjashtë, dhe sipas raporteve të agjencisë zyrtare turke të lajmeve “Anadolu Agency”, në këto pesë vjet në këtë luftë janë vranë të paktën 361 mijë persona, prej të cilëve 235140 civilë.

Në fillim të vitit 2011, në Siri filluan protestat masive pro-demokratike dhe antiqeveritare.

Në mes të marsit të po atij viti, regjimi i presidentit Bashar al-Asad me forcë u përpoq të shuante protestat duke e çuar vendin në luftë.

Humbjet më të mëdha civile janë në Alepo (71 mijë), pastaj në Damask (67 mijë), Idlib (36 mijë) dhe në Derai (28 mijë persona), përcjell ATSH-ja.

Forcat besnike të regjimit të Asadit në pesë vitet e fundit kanë arrestuar mbi 180 mijë njerëz.

Sipas raporteve të Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri (OSDH), në zonat e kontrolluara nga forcat e opozitës në luftimet e deritanishme janë vranë 194208 civilë. Në mesin e tyre, 183 827 u vranë nga sulmet e regjimit dhe 2984 civilë gjatë sulmeve ajrore ruse.

Observatori me seli në Londër bën me dije se nga sulmet e terroristëve të ISIS-it në Siri janë vrarë 2196 civilë, nga terroristët e Frontit Al Nusra u vranë 356, kurse nga sulmet e PYD-së, degës siriane të organizatës terroriste PKK, u vranë të paktën 416 civilë.

Në sulmet ajrore të forcave të koalicioni kundër ISIS-it janë vrarë të paktën 311 civilë, ndërsa në sulmet e opozitës së moderuar siriane në pesë vitet e luftës siriane janë vrarë 2959 njerëz.

Në luftën në Siri kanë humbur jetën të paktën 20 mijë fëmijë, prej të cilëve 19594 nga sulmet e regjimit sirian dhe 307 nga ato të ISIS-it.

Në raportet e mëparshme të OSDH-së bëhet e ditur se më shumë se 12 mijë të burgosur u vranë me tortura nga forcat siriane të sigurisë, të kryesuara nga presidenti Asad.

Vrasjeve nuk u kanë shpëtuar as gazetarët. Sipas raporteve, në lufta në Siri ka marrë të paktën 536 jetë gazetarësh, 479 prej të cilëve në sulmet e forcave të regjimit.

Më shumë se 900 njerëz kanë vdekur nga uria në qytetet që ishin nën rrethim nga forcat besnike të qeverisë së Asadit në Damask.

Raportet nga Siria gjithashtu tregojnë për bilancin e tmerrshëm, ku u vranë më shumë se 600 mjekë, u shkatërruan mbi 4000 shkolla dhe më shumë se 2100 xhami.