Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Këto janë patentat e Tahirit për mjete lundrimi të tonazhit të rëndë, u gjetën në makinën e biznesmenit (FOTO)

Filed under: Kronika e zeze,Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Janë publikuar dy fotografi të patentave të ish ministrit Saimir Tahiri të gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota, gjatë ndalimit nga policia në Elbasan ku në makinën e tij tip “Land Rover” u gjetën edhe 800 mijë euro.

Patentat e Tahirit sipas policisë janë të rregullta dhe janë leje drejtimi për mjete lundruese të tonazhit të rëndë, përkatësisht mjete lundrimi 20 dhe 100 ton.

Patentat janë lëshuar në muajin Korrik të 2017-ës dhe janë të nivelit “Skipper” apo Kapiten.

Biznesmeni Sota deklaroi në polici se dy patentat e Tahirit i kishte harruar në makinën e tij shoferi i ish ministrit që është shok i biznesmenit.