Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kërcënohet Kim Jong-un, ç’do bëjnë Trump dhe presidenti koreano-jugor

Filed under: Politike |

Donald Trump dhe homologu i tij koreano-jugor Moon Jae-in, ranë dakord që të intensifikojnë presionin ekonomik dhe diplomatik ndaj Koresë së Veriut, për shkak të testeve të përsëritura bërthamore dhe raketore. Në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë raportohet se dy presidentët, ranë dakord që të rrisin presionin ndaj Koresë së Veriut, ndërsa do të shtojnë edhe masat mbrojtëse. Pas kësaj Trump ka njoftuar në rrjetin social Twitter se: Fola me presidentin Moon, të Koresë se Jugut dhe e pyeta se si po ia çon njeriu i raketave. Radhë të gjata për karburant po formohen atje, shumë keq”. Para disa ditësh Koreja e Veriut ka kryer testin e radhës duke lëshuar një raketë balistike e cila kaloi mbi Japoni, duke krijuar tensione të reja në rajon.