Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

“Jo ushtarë pa medaljon”, MPJ: Kërkimet për varret greke me hartë

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

1455977858varret-greke
Përballë instistimit të palës greke për të nisur menjëherë gërmimet, pala shqiptare i ka bërë të qarta disa qëndrime, iu përgjigj interesimit të Top Channel ministria e Jashtme, nëpërmjet këshilltarit për mediat, Glevin Dervishi.

E para, gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes. Në kërkesat e palës shqiptare thote ministria e Jashtme, është përfshirë edhe përdorimi i detyruar i hartës së gërmimit përmes koordinatave të përcaktuara qartë, miratuar nga komisioni i përbashkët. Në këto kërkesa të palës shqiptare është përfshirë gjithashtu saktësimi i shenjave për identifikimin e eshtrave: dhe kjo shenjë do të jetë vetëm medaljoni i ushtarit, përfundon sqarimin këshilltari i ministrisë së jashtme.

Nëse eshtrave nuk iu gjendet medaljoni, pavarësisht pretendimit të palës greke, asnjë varr nuk do të konsiderohet se i përket ushtarëve grekë.

Top Channel ka mesuar gjithashtu se pala greke nuk po institon më tek shifra e 10 mijë ushtarëve të rënë në territorin shqiptar, duke pretenduar për 7 mijë të tillë, ndërsa arkivat shqiptare, pohojnë burime për TCH është shumë herë më e vogël.

Athinës në krizë ekonomike kjo ulje e numrit të të rënëve mund t’i interesojë vetëm në një pikë: të paguajë më pak para për mbajtjen e varreve, në bazë të ligjit të ri shqiptar për shërbimin e varrimit, për të cilën gjithashtu është vënë në dijeni pala greke.

Në marrëveshjen e nënshkruar plot 7 vjet më parë është rënë dakort për ndërtimin e dy vendprehjeve, njëra pranë Këlcyrës me një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe në Bularat të Gjirokastrës, 1610 m2. Mungesa e përcaktimit të kritereve të gërmimit dhe identifikimit të ushtarëve greke në të, ka zgjatur me vite procesin, duke zgjeruar në të njëjtën kohë çështjet e mprehta mes dy shteteve, por që për të cilat pala shqiptare beson se heqja e ligjit të luftës do t’u jepte zgjidhje edhe të ngërçeve të tjera në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi.

/ Top Channel