Greqia tregon ‘forcën’, brenda 24 orësh kthen 100 shqiptarë në kufi. U vë kryqin pasaportave

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

kakavije-1-550x304“Hakmarrja” e Athinës nuk ka vonuar për t’ju kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Parlament për çështjen çame, Himarën dhe anulimin e ligjit të luftës nga Greqia.

Kjo e fundit ka treguar ‘forcën’ me qytetarët e thjeshte. Pasi brenda 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke ka kthyer mbi 100 shqiptarë duke u vënë kryq pasaportave të tyre.

Në prononcime për “News24”, qytetarët shqiptarë të kthyer në kufi janë shprehur të irrituar për këtë qëndrim të palës greke në kufi. “Jemi kthyer pa arsye, dokumentat i kemi të rregullta, nuk po marrim vesh asgjë”, – janë shprehur ata.

“Fshesa” në kufi po ndodh ndërkohë që në Tiranë ndodhet edhe drejtori i Policisë Greke Konstantinos Tsouvalas, i cili po sot pati një takim me homologun e tij shqiptar, Haki Çako.