Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Greqia jep detin Jon me koncesion. Miratohen kërkimet pranë zonës së diskutueshme me Shqipërinë

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Me shumicë votash, Parlamenti grek miratoi ratifikimin e 4 kontratave midis shtetit dhe 3 kompanive për dhënien me koncesion të së drejtës së eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në kuadratin detar “Joni 2”, si dhe në zonat tokësore të Artës, Prevezës, Etoloanakarnanisë dhe Peloponezit veriperëndimor.

Për sa i përket kuadratit detar “Joni 2”, bëhet fjalë për zonën ujore në perëndim të Korfuzit, për të cilën qeveria greke kishte nënshkruar kontratën me konsorciumet “Total”, “Edison” dhe “Hellenic Petrolium”.

Tashmë marrëveshja është ratifikuar nga të gjitha partitë parlamentare, përveç Partisë Komuniste greke, ndërsa Agimi i Artë dhe Unioni i Qendrës kanë abstenuar.

Ministri i Energjetikës, Jorgos Stathakis ka deklaruar se, me këtë akt ratifikimi, Greqia hap një faqe të re në kapitullin e shfrytëzimit të hidrokarbureve dhe bën një hap të madh dhe të përbashkët me vendet e rajonit, si Qipro, Izraeli dhe Egjipti, që kanë bërë përparime të rëndësishme në këtë fushë, duke e transformuar Mesdheun Juglindor në një zonë të prodhimit të mundshëm të hidrokarbureve.

Ai theksoi gjithashtu se, për herë të parë operojnë në vend, gjigantë të tillë si kompania franceze “Total” dhe ajo italiane “Edison”, ndërsa njëkohësisht, në kohë rekord përfundoi edhe procesi për kërkime në Kretë nga korporata amerikane “Exxon Mobil”.