Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Gramoz Ruçi kryetar i Kuvendit, merr vota dhe nga opozita

Filed under: Politike |

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur pasditen e kësaj të shtune, në seancën e dytë të legjislaturës së re, Gramoz Ruçin për kryetar të Kuvendit.Ruçi ka qenë propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist.Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi.

Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 e pavlefshme, ndërsa të tjerët, deputetët e LSI, bojkotuan seancën.Në favor të kryetarit të ri kanë shkuar kështu edhe 6 vota nga opozita, 3 të paralajmëruara nga PDIU dhe 3 që i bie të kenë ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.