Gjykata vendos 9 vjet burg dhe konfsikim pasurie për ish-kryeministrin kroat

Filed under: Politike |

sanader-640x320-620x310Ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader, ku pas gati dy viteve gjykimi, ai është dënuar me nëntë vjet burg.Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në burgun hetues. Po ashtu, do të konfiskohet tërë pasuria e tij dhe e familjes e realizuar me veprat e dënuara.
Përveç parave që janë në llogaritë e tij dhe të bashkëshortes, të vajzave të tij dhe të miqve, familjes Sanader do t’ju merren edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi.