Click Here!

Emërimet politike, këta janë 80 drejtorët që rrezikojnë të shkarkohen (EMRAT)

Filed under: Politike |

Një javë pas konstituimit të qeverisë ‘Rama 2’, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh.
Dy ditë më parë, dhanë dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika si dhe drejtori i Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë Ylli Spahiu. Megjithatë, të dorëhequrit përbëjnë një përqindje modeste të përfaqësuesve të LSI në krye të drejtorive në rang kombëtar.

Në të gjitha rrethet e vendit ka një rezistencë të përgjithshme për t’u mos u larguar, ndonëse partia e tyre, Lëvizja Socialiste për Integrim, vijon të përbetohet për një opozitë të fortë ndaj qeverisë ‘Rama 2’. Shqiptarja.com publikon listën me drejtorët kryesorë politikë të LSI, sipas qarqeve, të cilët në mungesë të dorëheqjes, rrezikojnë të shkarkohen në ditët në vijim.

Drejtorët në Veri

Në Qarkun e Dibrës, janë 10 drejtorë të rëndësishëm, të propozuar nga LSI, të cilët nuk kanë dhënë dorëheqjen, konkretisht, Beqir Biçi kreu i Spitalit Rajonal Dibër, Dritan Neli kreu i Spitalit Burrel, Abdulla Kata drejtori i Doganës Bllatë, Blendi Gurra kreu i ISKSH Dibër, Rifat Minxhozi kreu i OST në Mat, Bedrie Manjani drejtoresha e Arsimit në Bulqizë etj.

Në Qarkun e Lezhës rrezikojnë që të shkarkohen për shkak të daljes së LSI në opozitë, kreu i drejtorisë së Tatimeve Arjan Barbullushi, kreu i Inspektoratit të Punës Valentin Gjetja, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Dil Nikolla, drejtor i Spitalit Pashk Smaçi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë Ndoc Lleshi, kreu Drejtorisë së Mjedisit Ferdinant Ndoj, kreu Portit të Shëngjinit Lezhë Gjovalin Tusha etj. Në Qarkun e Shkodrës, pra në kryeqendrën e Veriut të vendit, nuk kanë dhënë dorëheqjen dhe rrezikojnë që të shkarkohen tre drejtorë të rëndësishëm të LSI, konkretisht: Ilir Sokoli kreu i Drejtorisë së Transporteve në Shkodër, Jetmira Kozmai drejtore e AKU në Shkodër dhe Zamir Fatusha drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër.

Gjithashtu, nuk është larguar as Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, i propozuar nga LSI dhe i miratuar nga kryeministri. Në Qarkun e Kukësit, sipas burimeve të Shqiptarja.com, nuk ka dhënë dorëheqjen asnjë drejtor i ish-aleatëve të PS. Në Qarkun e Kukësit, LSI drejton pesë drejtori të rëndësishme, me anë të përfaqësuesve të saj, konkretisht: Lavdosh Zenelaj kreu i AKU Kukës, Dem Brati kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kukës, Fadil Morina kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Kukës, Gentian Halilaj kreu i Zyrës së Punës Kukës si dhe Drejtori i Aeroporti Civil Kukës. Të gjithë të lartpërmendurit janë të rrezikuar nga lëvizjet në sferën politike të piramidës së administratës publike.

Qarqet e tjera

Në Qarkun e Gjirokastrës, 11 drejtorë të rëndësishëm, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vijojnë të qëndrojnë në detyrë. Ata janë kreu i Sigurimeve Shoqërore Spiro Diamanti, kreu i Kujdesit Shëndetësor Edi Sinojmeri, drejtori i Rrugëve Dhimitër Nasi, drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër Niko Butka, drejtor i Bujqësisë Koçi Rapi, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kristaq Thimjo, Arkiva e Shtetit Eni Ndreu, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër Mehmet Çabej etj. Në Qarkun e Beratit, LSI kontrollon pesë drejtori rajonale, me anë të drejtorëve: Vladimir Frashëri drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Rinald Frashëri drejtor i AKU, Bledar Çili drejtor i Bordit të Kullimit etj.

Në Qarkun e Vlorës, LSI drejton katër drejtori rajonale, përmes: Beqir Kashuri kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, Artan Lica drejtor i Transporteve, Kreshnik Lila drejtor i Mjedisit etj. Në Qarkun e Durrësit, LSI drejton 13 drejtori të rëndësishme. Në krye të drejtorive janë Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave, Vasp Habili drejtori Bujqësisë, Altin Murto drejtori i AKU në Durrës, Kristaq Huta drejtori i Shëndetit Publik, Ali Karaj drejtori i Bordit të Kullimit, Kontjana Kuçi drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, Daut Naço drejtori i Drejtorisë së Patentave, Ilir Beqiri Zyra e Shërbimit të Provës Durrës dhe Flamur Gjuzi kreu i ALUIZNI-t në Durrës.

Emrat e drejtorëve të LSI që rrezikojnë të shkarkohen sipas qarqeve

Beqir Biçi, kreu i Spitalit Rajonal Dibër, përfaqësues i LSI

Dritan Neli, kreu i Spitalit Burrel, përfaqësues i LSI

Abdulla Kata, drejtori i Doganës Bllatë, përfaqësues i LSI

Nevuz Jashari, drejtori Rajonal i Bujqësisë në Dibër, përfaqësues i LSI

Nerim Palluçi, nënprefekt i Matit, përfaqësues i LSI

Lutfie Meta, kreu i Bordit të Kullimit Dibër, përfaqësuese e LSI

Blendi Gurra, kreu i ISKSH Dibër, përfaqësues i LSI

Rifat Minxhozi, kreu i OST në Mat, përfaqësues i LSI

Leonard Murra, kreu i Spitalit Bulqizë, përfaqësues i LSI

Bedrie Manjani, drejtoresha e Arsimit në Bulqizë, përfaqësuese e LSI

Arjan Barbullushi, kreu i drejtorisë së Tatimeve Lezhë, përfaqësues i LSI

Valentin Gjetja, kreu i Inspektoratit të Punës Lezhë, përfaqësues i LSI

Dil Nikolla, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Lezhë, përfaqësues i LSI

Pashk Smaçi, drejtor i Spitalit Lezhë, përfaqësues i LSI

Ndoc Lleshi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë Lezhë, përfaqësues i LSI

Ferdinant Ndoj, kreu Drejtorisë së Mjedisit Lezhë, përfaqësues i LSI

Gjovalin Tusha, kreu Portit të Shëngjinit Lezhë, përfaqësues i LSI

Ilir Sokoli, kreu i Drejtorisë së Transporteve në Shkodër, përfaqësues i LSI

Paulin Radovani, Prefekti i Qarkut të Shkodrës, përfaqësues i LSI

Jetmira Kozmai, drejtore e AKU në Shkodër, përfaqësuese e LSI

Zamir Fatusha, drejtori i Shëndetit Publik në Shkodër, përfaqësues i LSI

Shkëlqim Sterkaj, drejtori i Rrugëve në Shkodër, përfaqësues i LSI

Lavdosh Zenelaj, kreu i AKU Kukës, përfaqësues i LSI

Dem Brati, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kukës, përfaqësues i LSI

Fadil Morina, kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Kukës, përfaqësues i LSI

Gentian Halilaj, kreu i Zyrës së Punës Kukës, përfaqësues i LSI

Lulzim Deqja, drejtori i Aeroporti Civil Kukës, përfaqësues i LSI

Abdulla Domi, Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës, Kukës, përfaqësues i LSI

Spiro Diamanti, kreu i Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Edi Sinojmeri, kreu i Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Dhimitër Nasi, Drejtori i Rrugëve Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Niko Butka, Drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Koçi Rapi, drejtor i Bujqësisë Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Ilir Papahila, kreu i Inspektoratit të Ujërave Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Klodiana Gjonca, drejtore e DSHP Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Kristaq Thimjo, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Eni Ndreu, Arkiva e Shtetit Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Esmeralda Janoro, QKF Gjirokastër, përfaqësuese e LSI

Mehmet Çabej, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Vladimir Frashëri, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Berat, përfaqësues i LSI

Rinald Frashëri, drejtor i AKU në Berat, përfaqësues i LSI

Bledar Çili, drejtor i Bordit të Kullimit Berat, përfaqësues i LSI

Altin Kazazi, drejtor i Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve në Berat, përfaqësues i LSI

Dashamir Duro, drejtor i Shërbimit të Provës në Berat, përfaqësues i LSI

Guri Meko, drejtori Rajonal i Transportit në Korçë, përfaqësues i LSI

Jorida Remacka, drejtoresha e OST në Korçë, përfaqësuese e LSI

Floralda Strati, drejtoresha e Postës në Korçë, përfaqësuese e LSI

Beqir Kashuri, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI

Artan Lica, Drejtor i Transporteve, LSI, përfaqësues i LSI

Kreshnik Lila, drejtor i Mjedisit, LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI

Shëndeti Publik, drejtor i LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI

Albert Malaj, kreu i Tatimeve në Fier, përfaqësues i LSI

Alfred Çuko, kreu i AKU në Fier, përfaqësues i LSI

Irfan Hajdari, kreu i Postës në Fier, përfaqësues i LSI

Luan Qato, kreu i Transporteve në Fier, përfaqësues i LSI

Aleksandër Litivani, kreu i Autoritetit Portual Durrës, përfaqësues i LSI

Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave në Durrës, përfaqësues i LSI

Vasp Habili, drejtori Bujqësisë në Durrës, përfaqësues i LSI

Altin Murto, drejtori i AKU në Durrës, përfaqësues i LSI

Kristaq Huta, drejtori i Shëndetit Publik në Durrës, përfaqësues i LSI

Ali Karaj, drejtori i Bordit të Kullimit, përfaqësues i LSI

Miranda Koka, drejtore e Sigurimeve Shoqërore në Durrës?

Kontjana Kuçi, drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, përfaqësues i LSI

Daut Naço, drejtori i Drejtorisë së Patentave, përfaqësues i LSI

Ilir Beqiri, Zyra e Shërbimit të Provës Durrës, përfaqësues i LSI

Flamur Gjuzi, kreu i ALUIZNI Durrës, përfaqësues i LSI

Bled Koci, ZRPP, Librazhd, përfaqësues i LSI

Rezarta Humçi, Zyra e Punës, Librazhd, përfaqësuese e LSI

Oligert Kume, kreu i Doganave në Elbasan, përfaqësues i LSI

Shkëlqim Elezi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë në Elbasan, përfaqësues i LSI

Arben Xhina, drejtori i Transporteve në Elbasan, përfaqësues i LSI

Resmi Balla, kreu i Shëndetit Publik në Elbasan, përfaqësues i LSI

Astrit Xhelili, kreu i Bordit të Kullimit në Elbasan, përfaqësues i LSI

Kastriot Belshi, kreu i ISKSH në Elbasan, përfaqësues i LSI

Klaudia Krasniqi, drejtore e Postës në Elbasan, përfaqësuese e LSI

Bashkim Vasku, Shëndeti Publik, përfaqësues i LSI

Roni Telegrafi, zëvendësministër i Bujqësisë, përfaqësues i LSI

Adela Karapici, zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, përfaqësues i LSI

Dritan Ylli, drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës, ndonëse kandidoi për deputet, përfaqësues i LSI

Arjan Bregu, drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, përfaqësues i LSI