Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Dy avokatë të propozuar për institucionet e vetingut, me histori në Sigurimin e Shtetit

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Parlamenti nuk arriti dje të miratonte emrat e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkak se nuk u siguruan 94 votat, kufiri minimal i përcaktuar në Kushtetutë.

Në këtë mënyrë procesi së bashku me listat prej 10 kandidatësh të këtyre institucioneve do të rikthehet sërish në Komisionin ad-hoc të Kuvendit.

Ndërkohë, Zëri i Amerikës, raportin se përveç Kozma Janos, për të cilin Partia Demokratike nxorri një dokument që e lidhte me sigurimin e shtetit, janë edhe dy kandidatë të tjerë “problematikë”.

“Mes tyre figurojnë madje dhe dy emra të seleksionuar nga radhët e avokatëve, Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti, që sipas Autoritetit për Informimin mbi dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, rezultojnë të kenë marrë pjesë, Luli si gjyqtare dhe Seiti si prokurore, në procese politike të zhvilluara deri para mesit të vitit 1991”, thuhet në raportin e Zërit të Amerikës.