Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Dule “qahet” tek kongresmenët amerikanë

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me kongresmenët amerikanë Gus M. Bilirakis dhe Gregory W. Meeks, të cilët po vizitojnë Shqipërinë.

Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e PBDNJ-së, Dule u ka shprehur kongresmenëve shqetësimin e tij për reformën territoriale dhe pasojat e shkeljes së të drejtave të pjesëtareve të minoritetit etnik grek në Himarë.

Gjatë takimit, Dule u ka shprehur kongresmenëve amerikanë edhe vlerësimin e tij për nivelin e lartë të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, për mbështetjen sistematike dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara për vendin tonë dhe në mënyrë të veçantë për fokusin e tyre në respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.

Githashtu, Dule u i ka njohur kongresmenët me qëndrimet e PBDNJ-së sa i takon situatës politike në vend, për nevojën e reformave integruese, si edhe rëndësinë që ato të jenë sa më gjithëpërfshirëse.