Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Deputetët grekë sherr dhe thirrje histerike në Parlamentin Evropian

Filed under: Politike |

agimi-i-arte2
Një sherr ka degjeneruar deri në thirrje histerike nga deputetët grekë. Ky kaos ka ndërprerë disa herë konferencën e djeshme në Parlamentin Evropian mbi “Lirinë e Asocimit në Greqi “. Konferenca organizohej nga deputetja hungareze, Sogor Csaba. Deputetët e partisë greke të ekstremit të djathtë, Agimi i Artë mes thirrjesh dhe ulërimash, deklaruan se nuk ka minoritet turk në Greqi dhe se kushdo që e mohon këtë, sipas tyre, është injorant i historisë dhe ndoshta i financuar nga Ankaraja.