Dënimi i grupit të Kumanovës, UÇK-ja në Maqedoni ultimatum 72-orësh për liderët shqiptarë

Filed under: Ekskluzive,Politike |

Ushtria Çlirimtare Kombëtare me seli në Shkup, përmes një komunikate, ka bërë thirrje që liderët shqiptarë të lënë institucionet në shenjë proteste për grupin e Kumanovës, të dënuar në total me 746 vite burg.Në këtë Komunikatë me numër 6, dënohet vendimi i Gjykatës për dënimet e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, kurse nga shqiptarët kërkohet që të lëshojnë të gjitha institucionet shtetërore ku janë punësuar.Atyre u jepet ultimatum prej 72 orëve i cili nis sot dhe do të përfundojë të mërkurën.