Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Bombat ndaj CNN e demokratëve, rastet e tjera të dhunës politike në SHBA

Filed under: Politike |

Gjashtë pajisje me bomba iu dërguan drejtuesve të Demokratëve në SHBA, përfshi dy ish-presidentë, CNN dhe Xhorxh Sorosit, të cilët kanë qenë kritikuar vazhdimisht nga Donald Trump dhe nga të tjerë të së majtës. Arsyeja mbetet e paqartë.Por pyetja edhe më e madhe është se kush fshihet pas këtyre sulmeve? T’i përgjigjesh kësaj mund të duhet kohë, nëse personat e përfshirë janë të zot për të fshehur gjurmët.
Mos harroni që “Unabomberi”, Ted Kazhinski, dërgoi një sërë bombash nëpërmjet postës, për 17 vite rresht. Ato iu dërguan akademikëve dhe biznesmenëve që ai i shihte si kundërshtarë të besimit neo-ludit.
Kazhinski vrau tre persona dhe plagosi 23 të tjerë, para se të arrestohej më në fund nga FBI-ja në vitin 1996. Arrestimi u nis nga një informacion që kishte dhënë vëllai i Kazhinskit.

Po ashtu, organizatave dhe zyrave të kongresit iu dërguan letra me antraks, pak javë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Pesë veta vdiqën ngaqë thithën ajrin me antraks. FBI-së iu deshën shtatë vite për të gjetur se pas sulmeve fshihej mikrobiologu amerikan, Brus Ajvins. Ai kreu vetëvrasje kur po i afroheshin autoritetet.Që të dy, Kazhinski dhe Ivins, po vepronin më vete dhe nuk ishin pjesë e asnjë grupi.Rastet e “ujqve të vetmuar” janë më të vështirat për t’u zgjidhur se ato që kanë shumë terroristë të përfshirë.Sot ka më shumë mjete që ligjvënësit t’i përdorin për të kapur agresorët. Kanë më shumë kamera si dhe teknologjinë e ADN-s.Për shkak të ngjarjeve të 11 Shtatorit, amerikanët e lidhin fjalën “terrorizëm” me xhihadistët. Por fakti është që në SHBA ekziston edhe një formë tjetër dhune politike. Prandaj dhe zyrtarët e Nju Jorkut thanë të mërkurën se gjashtë pajisjet-bomba që u ishin dërguar demokratëve, ishin vepra terroriste.

Rastet e terrorizmit kanë ardhur nga e majta dhe nga e djathta. Në qershor të vitit 2017, 66 vjeçari Xhejms T. Hoxhkinson III sulmoi kongresmenët republikanë që po luanin bejsboll në Aleksandria, Virxhinia. Ai plagosi pesë prej tyre, përfshi Stiv Skalise, i cili u lëndua rëndë.Hoxhkinson kishte postuar në Facebook: “Trump është tradhtar. Ai na ka shkatërruar demokracinë. Ka ardhur koha të shkatërrojmë Trump & Co”. Ai u qëllua nga policia dhe vdiq menjëherë pas sulmit.Shtatë muaj para kësaj ngjarjeje, më Dhjetor të vitit 2015, 28-vjeçari Edgar Uellç, nga Salisburi, Karolina e Veriut, i bindur se Hillari Klinton menaxhonte një rrjet pedofilie nga bodrumi i picerisë “Comet Ping Pong”, në Uashington, vendosi të udhëtoi deri në kryeqytetin amerikan për ta hetuar personalisht.Uellç hyri në piceri i armatosur e nisi të qëllojë. Armën e drejtonte nga stafi, të cilët dolën nga dyqani dhe njoftuan policinë. Pas arrestimit, Uellç u tha hetuesve se kishte ardhur të shpëtonte fëmijët e burgosur.Që nga 11 Shtatori, në SHBA janë vrarë 104 amerikanë nga terroristët xhihadistë. 73 janë vrarë nga e djathta ekstreme, dhe tetë nga terroristë të motivuar nga ideologjitë nacionaliste të zezakëve.Bombat që iu dërguan krerëve demokratë, Sorosit dhe CNN, na kujtojnë se dhuna politike në SHBA mund të vijë në forma, ideologji dhe motivime nga më të ndryshmet.

Peter Bergen, CNN