Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Berisha i përgjigjet Blushit për Kosovën: Pse të lopës janë ata?! Të bëhemi gati për luftë!

Filed under: Politike |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

sali-berisha-10_1485439419-2452735“Nëse Kosova do të sulmohet, shqiptarët duhet të reagojnë si një komb i vetëm”. Për ish-kryeministrin Sali Berisha, shqiptarët duhet të mbrojnë Kosovën, duke ju referuar zhvillimeve të fundit, me ngritjen e murit në urën e lumit Ibër në Mitrovicë, si edhe trenin serb, që fatmirësisht nuk hyri në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha i dha përgjigje deputetit Ben Blushi, i cili tha se nëse i shkëputet Veriu, atëherë Kosova është më mirë të bashkohet me Shqipërinë.

Por ndyshe nga Blushi, që e sheh si të dobët vendin tonë për t’i dalë në krah Kosovës, Berisha beson se shqiptarët duhet të bëjnë gjithçka për të mbajtur bashkë çdo territor. Deputeti demokrat tha se Kosova ka një status ndërkombtarisht të pranuar, dhe se pavarësia e saj nuk do të vihet në diskutim, transmeton Express.

Por në “rast se banditë apo kriminelë sulmojnë” –siç theksoi ai, shqiptarët duhet t’i jenë krah. Berisha kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë që të marrë më seriozisht politikën e jashtme.

“Të bashkohen të gjitha territoret shqiptare kudo ku janë, doni të hyjmë në këtë proces?

Blushi tha se po pati ndryshime në kufij do të bashkohet Shqipëria me Kosovë. por jo, do bashkohemi anë e mbanë shqiptarë kudo që janë. Pse do t’i lëmë ne, të lopës janë ata? Ne pranojmë një ligj ndërkombëtar, paqen. Por në rast se ne futemi në spirale të tilla, në rast se banditë, kriminelë sulmojnë, ne dhe shqiptarët duhet të bëjnë gjithçka për të bashkuar çdo pëllëmbë, çdo territor. E kam theksuar disa herë, shqiptarët nuk do jenë të humbur. Por nuk është kjo! Shqiptarët duhet t’i qëndrojnë partnerëve të tyre, ligjit ndërkombëtar, sepse Kosova ka një status ndërkombëtarisht të pranuar, dhe as ne s’kemi pse bëjmë kombin zuzar, por kombin luajal, tha Berisha.

Berisha tha se këto marrëveshje duhet të zbatohet, dhe se nëse nuk ka dialog, përgjigja sipas tij është lufta.

“Dialogu dhe marrëveshja Prishtinë -Beograd është jetike për paqen dhe stabilitetin por është një çështje që ka dy rruge ose dialog ose luftë. Ato marrëveshje duhet të konsolidojnë procesin e paqes dhe të lënë pas armiqësitë e së shkuarës”, tha ai.

Berisha i bëri thirrje autoriteteve në Kosovë ta prishin murin në Mitrovicë.

“Muri është projekt i Serbisë së Madhe. U bëj thirrje autoriteteve kosovare ta shembin murin në Mitrovicë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri nuk la pa kritikuar edhe pasardhësin e tij Edi Rama për reagimin e vonshëm ndaj trenit serb në Kosovë.

“Nuk kishte qëndrim më të turpshëm se ai i ekzekutivit shqiptar, në një moment që mund të shpërthente lufta. U fut nën jorgan dhe reagoi pas 24 orësh. Një diplomat i huaj më thoshte se ka mundësi të ketë një marrëveshje mes tij dhe Sandrit (Vuçiç)”, tha Berisha.

Në përfundim, deputeti demokrat lexoi edhe një dokument për armët bërthamore të NATO-s, ku Shqipëria sipas tij, para se Trump të bëhej President votoi pro, dhe kur Trump u bë President votoi kundër NATO-s dhe SHBA-ve.