Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Tokat që prek gazsjellësi, TAP shpërblen 1156 pronarë

Filed under: Lifestyle |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Gazsjellesi-TAPDëmshpërblim për banorët në Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Lushnjë

Pretendimet – Brenda 15 ditëve pas publikimit, pronarët kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre për sipërfaqen dhe vlerën

Qeveria dhe shoqëria TransAdriatic Pipeline AG Shqipëri (TAP) publikojnë listat me 1156 pronarë të tokave dhe kulturave bujqësore të prekura nga ndërtimi i gazsjellësit. Vlera totale që është llogaritur për shpronësimin është 325 743 227 lekë. Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpalli dje kërkesën për shpronësim dhe marrjen në përdorim të përkohshëm për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i korridorit të sistemit të gazsjellësit dhe korridori i ndërtimit në zonat: Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Lushnjë (pjesë e projektit të gazsjellësit TransAdriatik). TAP, shoqëria që do të zhvillojë një tubacion të gazit natyror përmes territorit të vendit tonë, me anë të këtij publikimi kërkon të vërë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Kërkesa përcakton masën e vlerësimit të llogaritur në zbatim të ligjit të posaçëm të 15 prillit 2013, si dhe në përputhje me planin e rehabilitimit të jetesës. “Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në listat emërore të publikuara (në Fletoren Zyrtare), si dhe personat që preken por nuk figurojnë në këto lista, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit dhe marrjes në përdorim të përkohshëm”, theksohet në dokumentin e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele. “U lutemi pronarëve dhe personave që pretendojnë pronësinë mbi pasuritë që preken nga ky projekt, të dorëzojnë çdo dokument që disponojnë pranë ZVRPP-së, mbi saktësimin dhe konfirmimin e sipërfaqeve, mungesat e dokumentacionit etj.”, theksohet në kërkesën për shpronësim.

Kontrata
Gati shtrimi i tubacionit të gazit

Kompania franceze “Spiecapag” do të ndërtojë të gjithë tubacionin e gazsjellësit TAP që do të kalojë përmes Shqipërisë. TAP njoftoi firmosjen e kontratave inxhinierike të prokurimit dhe ndërtimit të tubacionit me diametër 1,2 metra për seksionet në Greqi dhe Shqipëri. Pjesa shqiptare është e ndarë në dy lote, me një gjatësi totale prej 2015 kilometrash dhe fillon nga Bilishti e përfundon në Topojë. TAP njofton se mobilizimi i pjesshëm i kontraktorëve për ndërtimin e tubacioneve do të nisë menjëherë dhe do të vijojë më tej në tremujorin e dytë të vitit 2016, në përputhje me afatet kohore të gazsjellësit për fillimin e veprimtarive ndërtimore në mesin e vitit 2016.
Klasifikimi
Si do të shfrytëzohet toka

Tabela e shpronësimeve përmban tokë të llojit arë, pemëtore, vreshtë, ullishte dhe truall. Më tej, sipërfaqja ndahet në dy pjesë: për marrje në përdorim të përkohshëm (deri në mbarim të ndërtimit); marrje me qira për servitut (kthehet toka, por nuk lejohet ndërtimi mbi gjurmën e tubacionit). Një tabelë e veçantë është për kulturat bujqësore dhe pemët që preken nga ndërtimet, të cilat po ashtu vlerësohen në lekë. Në kolonën e fundit të tabelës së shpronësimeve janë shënimet për pronësinë të bëra nga hipoteka, nëse konfirmohet emri i pronarit apo ka probleme pronësie. Po ashtu, ka raste ku pronari likuidohet vetëm për kulturën bujqësore. Numrin më të madh të pronarëve e ka Korça (363) dhe me radhë vijnë Berati (308), Devolli (291), Fieri (171) dhe Lushnja (23).