Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Studentët nuk tërhiqen: Nesër para Kryeministrisë

Filed under: Lifestyle |


Pas protestave të studentëve, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht.Por kjo nuk i kënaq studentët, të cilët kanë paralajmëruar se nesër do të ketë sërish protestë, por këtë herë jo vetëm para Ministrisë por edhe para Kryeministrisë.“Qeveria dhe Ministria u tërhoqën nga haraçi i padrejtë për studentët!Por nuk kanë plotësuar kërkesat e tjera dhe po përpiqen t’u bishtnojnë! Ama ne nuk ndalemi!NESËR VAZHDON PROTESTA PARA MINISTRISË! DERI NË REALIZIMIN E PLOTË TË KËRKESAVE!NË ORËN 08.00 BOJKOTOJMË NË ÇDO FAKULTET/UNIVERSITET! NË ORËN 10.00 PROTESTOJMË PARA MINISTRISË!”, – shkruhet në lajmërimin e lëvizjes “Për Universitetin”.
Por studentët në përfundim të protestës së tyre u shprehën: “Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”.