Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Skandaloze/ Kazinotë “pushtojnë” Korçën, lejohen edhe adoleshentët

Filed under: Lifestyle |


Pikat e lojërave elektronike janë shqetësuese për qytetarët e Korçës. Adoleshentët dhe të rinjtë janë grupmosha më e kërcënuar nga ky aktivitet.Biznesi fitimprurës i kumarit rëndon familjet, jo vetëm financiarisht, por edhe si një faktor social që prek adoleshentët.Zhvillimi teknologjik, rrjetet sociale, lojërat virtuale dhe prania e këtyre pikave në rrugët kryesore të qytetit të Korçës janë mjaft shqetësuese për të rinjtë dhe prindërit e tyre.Pavarësisht opinionit publik, shkeljes së ligjit, biznesi i lojërave të fatit vazhdon të ushtrohet përgjatë bulevardeve dhe shesheve kryesore në Korçë.