Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shqiptari që emigroi në SHBA, në fillim të shekullit XX

Filed under: Lifestyle |

ushtari-shqiptar-1Televizioni CBS ka publikuar në faqen online një koleksion fotografish të njerëzve nga kultura dhe kombësi të ndryshme që emigruan në botën e re gjatë viteve 1902-1913.Fotografitë janë marrë nga koleksioni i William Williams, Komisioner i Emigracionit në Ellis Island nga 1902-1905 dhe 1909-1913, foto që janë skanuar dhe vetëm kohët e fundit janë digjitalizuar dhe janë në dispozicion të publikut nga Biblioteka Publike e New York-ut.Fotoportretet e personave janë marrë nga Augustus Sherman, ndërsa fotot e Ellis Island janë marrë nga Edwin Levick. Në mesin e fotove ndodhet edhe ajo e një ushtari shqiptar, në përshkrimin e së cilës thuhet:“Foto e një ushtari shqiptar fotografuar nga Sherman, i cili ka punuar si shefi i Regjistrit në Ellis Island deri në vitin 1917″.Pranë tij është edhe një portret i një gruaje nga Guadelupa.