Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shpella ne Meke ku Muhamedi krijoj fene islame .

Filed under: Lifestyle |

Rreth 700 metra mbi nivelin e detit, në Mekë ndodhet një shpellë ku mendohet se Profeti Muhamet kaloi i vetmuar pjesën më të madhe të meditimit të tij.Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, disa prej pelegrinëve që marrin pjesë në udhëtimin e përvitshëm të haxhillëkut drejt qytetit të shenjtë në Arabinë Saudite, provojnë edhe ngjitjen drejt shpellës në majën e malit, ku besohet se filluan zbulesat e përshkruara në Kuran.

Në majën e malit al-Nour në Mekë gjenden një shpellë e vogël ku mendohet se lindi feja islame. Është e vështirë ngjitja në lartësinë rreth 700 metra mbi nivelin e detit, për të arritur tek vendi që myslimanët besojnë se vizitohej shpesh nga Profeti Muhamet.“Është e papërshkrueshme. Është i paimagjinueshëm ndikimi i tij ndaj kësaj bote. Dhe nga këtu filloi gjithçka. Është shumë eksperiencë përulëse. As nuk na takon të qëndrojmë këtu”, thotë Nasser Mahmoud, nga Shtetet e Bashkuara.Haxhillëku është pelegrinazhi i përvitshëm drejt qytetit të shenjtë të fesë islame, Mekës. Është një detyrim për myslimanët që duhet ta përmbushin të paktën një herë në jetë. Ngjitja për tek shpella e Heras nuk është pjesë zyrtare e këtij rituali, por besimtarët rrugëtojnë këtu pas në kohën kur islami pati fillimet e tij.

“Kjo ishte një ngjtitje që profeti i shenjtë e bënte rregullisht. Është e mahnitshme që ai dhe e shoqja e tij Kadija, e bënin këtë rregullisht në moshën që kishin. Të motivon që t’ja arrish të ngjitesh në majë”, thotë Abdelmeguid Malek nga Shtetet e Bashkuara.Shtegu mund të ngjitet për rreth 40 minuta dhe sipas traditës, shumica e njerëzve nuk janë të pajisur me veshje alpinizmi. Temperatura mesatare këtë javë në Mekë është rreth 42 gradë celcius.“Është ngjitje intensive dhe duhet të kesh parasysh temperaturat e larta. U nisëm herët sot në mëngjes që të shmangim të nxehtin e madh… Ka një shteg të krijuar, por duhet të kesh kujdes ku vë këmbën që të mos rrëshkasësh dhe biesh”, thotë zoti Malek.

Për më guximtarët dhe më të aftët fizikisht mbërritja në majë është mahnitëse.
“Është shumë bukur kur përjetojmë atë çfarë ka kaluar profeti ynë kur ka udhëtuar në këtë klimë. Po imagjinoja se kur nuk ka patur shkallë këtu, si ngjitej Profeti nga Meka deri këtu… Ndjehem shumë i prekur…”, thotë Muhammad Waheb, pelegrin nga Zelanda e Re.Myslimanët besojnë se në këtë shpellë në majën e malit al-Nour, engjëlli Gabriel vizitoi Muhametin dhe këtu filluan zbulesat e paraqitura në Kuran. Haxhillëku i këtij viti zgjat deri më datë 24 gusht. Pritet të marrin pjesë mbi 2 milionë pelegrinë.