Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Shitet Telekom Albania, aksionet i blen kompania bullgare për 50 milionë euro

Filed under: Lifestyle |


Telekom Albania shitet te kompania bullgare Albania Telecom Invest AD për një vlerë totale prej 50 Milione Euro.Sipas njoftimit zyrtar, mesohet se OTE ka ndërmarrë një marrëveshje për të shitur të gjithë aksionet e Telekom Sh.A (Telekom Albania) per kompaninë bullgare.“Albania Telecom Invest AD drejtohet nga Z. Spas Roussev, i cili zotëron shumicën e aksioneve të operatorit të telekomunikacionit Bullgar, Vivacom, dhe Z. Elvin Guri, Investitor Shqiptaro – Bullgar”- thuhet ne njoftim.

Presidenti dhe njëherazi Drejtori Ekzekutiv i OTE Z. Michael Tsamaz, duke njoftuar per vendimin me te fundit ka bere me dije se “Shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri. Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ridimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionerët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm”.Ai ka falenderuar stafin manaxhues dhe të gjithë punonjësit e Telekom për arritjet e kompanisë deri më sot dhe për bashkëpunimin me Grupin OTE.“Blerja e kompanisë nga një grup i fuqishëm investitorësh garanton rritjen e kompanisë dhe kushtet për fuqizimin e saj në tregun vendas”- tha ai.
Kjo marrëveshje ka hyrë në fazën e saj finale për të vijuar me aprovimin administrativ të autoriteteve lokale dhe financiare, procedura përmbyllse të cilat priten të përfundojnë në gjysëm e parë të vitit 2019. Eurobank ka luajtur rolin e Këshilltarit Financiar për Grupin OTE.