Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Sejdini: Gati projekti për internet falas për të gjithë banorët e Elbasanit

Filed under: Lifestyle |

qazim-sejdini1-c1200x600-620x3101457777759Gjatë prezantimit të projektit pilot “One Stop Shop” në Elbasan, kryetari i bashkisë Qazim Sejdini ka deklaruar se ka gati projektin për internet falas për të gjithë banorët e qytetit. Ky projekt konsiston në ofrimin e shërbimeve për komunitetin pranë njësive administrative ku ndodhen, pa qenë nevoja që ata të udhëtojnë drejt kryeqendrës Elbasan.
Sejdini theksoi se ka gati projektin që kushton rreth 1 milion Euro që do t’ia paraqesë donatorëve dhe Ministres Milena Harito.Ky projekt parashikon ndërtimin e fibrave optike të cilat do të lidhin Bashkinë Elbasan me 18 njësitë vendore, vendosjen e teknologjisë Wi-Fi që do të mundësojë përhapjen e internetit në një rreze 2000 m2. Ky shërbim parashikohet që të jetë falas për 24 orë.“One Stop Shop” do të aplikohet në njësitë administrative të territorit të Bashkisë Elbasan sipas programit STAR që është një program i koordinuar mes UNDP dhe vendeve donatore si Italia, Suedia, Zvicra dhe SHBA.