Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

“Pop xhihadi”, terroristët që kanë më shumë njohuri për Tupac, sesa për Bin Ladenin

Filed under: Lifestyle |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Hayat Boumeddiene 'appears in Islamic State film' - 06 Feb 2015Çdokush që është befasuar nga sulmet terroriste të Brukselit, me siguri nuk ka qenë i vëmendshëm ndaj zhvillimeve të fundit. Belgjika është vatër e të rinjve myslimanë, të cilët udhëtojnë drejt Sirisë për të luftuar së bashku me grupin militant të Shtetit Islamik, – të njohur edhe me akronimet ISIL apo ISIS, – dhe pastaj kthehen në shtëpi, shpesh të gatshëm për të vrarë.

Luftëtarët e ISIS, ekspertët i cilësojnë ndryshe si “xhihadistët cool”, të cilët e shohin xhihadin si një stil jetese. Për ta, të jesh pjesë e makabritetit të ISIS është një trend, i cili duhet ndjekur.

Personat, që marrin përsipër të kryejnë sulme në Europë, nuk janë si anëtarët e al-Qaedas, ithtarët e radikalizuar të Islamit fundamentalist. Shumë prej këtyre sulmuesve kanë qenë fëmijë të vegjël, kur ndodhën sulmet e 11 shtatorit në Amerikë, të cilët kanë kaluar shumicën e jetës së tyre duke parë luftërat e mëdha në Irak, Afganistan dhe Siri.

Njohuritë e tyre rreth Islamit janë mjaft të kufizuara; ata e ndjekin xhihadin më shumë si një trend, sesa janë në të vërtetë islamistë të dedikuar. Ata manifestojnë atë, që koordinatori holandez për Sigurinë dhe Antiterrorizmin e ka cilësuar: “Pop-xhihadi, si një mënyrë jetese”.

Ata dinë më shumë për Tupac Shakur, sesa për Osama bin Ladenin. Belgët, që udhëtojnë për në Siri për të luftuar, shpesh nderojnë muzikën e reperit të vdekur amerikan në mediat sociale, duke gjetur veten në tekstet e tij. Por, sulmuesit e rinj kanë gjithashtu muzikën e tyre “Rap”, stilin e tyre të veshjeve, postojnë “selfie” nga Lindja e Mesme, ku nuk mungojnë as “hashtag”-et në Twitter, që shpesh përfundojnë me terma të tilla si #jetamemjekër apo #jetameferexhe.

Me fjalë të tjera, këta nuk janë myuslimanë intelektualë me mjekra të gjata dhe me Kuranë nëpër duar. T’i konsiderosh ata xhihadistë apo radikalë islamikë, do ta merrnin si një kompliment shumë të madh. Në të tjera rrethana, ata nuk do të ishin asgjë tjetër, veçse njerëz që do të konsideroheshin si dështakë apo narcistë të lidhur me kulturën “punk”, por në ndryshim, ata kanë një gjë më shumë: vrasin!

Numri i myslimanëve të rinj europianë, të cilët kanë udhëtuar në Siri për të luftuar me ISIS-in, është i frikshëm. Vlerësimet e fundit në më shumë se 5.000 të rekrutuar, tregojnë se rreth 470 persona vijnë vetëm nga Belgjika. Belgjika ka edhe numrin më të madh në raport me popullsinë që ka, ndërsa Franca mban edhe stafetën me 1.700 terroristë që luftojnë në Siri.

Por çfarë i shtyn ata që të bëhen pjesë e ISIS-it?

“Për luftëtarët e huaj, komponenti fetar në rekrutimin dhe radikalizimin nuk luan rol, pasi e kanë zëvendësuar me elementë socialë, të tilla si presioni në shoqëri apo roli i modeleve që ndjekin”. Në këtë përfundim kishte arritur raporti i 18 janarit i EUROPOL-it. Duke u përpjekur për të ndaluar konvertimin e të rinjve në radikalë islamikë, kërkon të kuptosh atë që përbën thelbin e ndryshimit.

Retorika politike, e pamundur për të të treguar dallimin mes radikalëve ekstremistë dhe praktikuesve të të ashtuquajturit “pop-xhihadi”, arrin të justifikojë sulmuesit. Të deklarosh se “ky ishte ISIS”, kur në të vërtetë ai nuk është asgjë tjetër veçse një grup “Punk”-sash që vrasin, e kanë bërë organizatën të duket edhe më e fortë sesa realisht është, dhe në këtë mënyrë ISIS shihet si një mundësi më tërheqëse për të rinjtë myslimanë, që kërkojnë aventurë dhe vëmendje.

Bazuar në intervistat me myslimanët europianë, që kthehen nga lufta në Siri, agjencitë e huaja të kundërzbulimit vlerësojnë se rreth 20 për qind e tyre, që janë nisur për në Lindjen e Mesme, janë të diagnostikuar me çekuilibrime mendore. Një përqindje e madhe e tyre kanë të dhëna paraprake për dy lloje krimesh: të vogla dhe të rënda. Dhe pjesa më e madhe e terroristëve të rinj vijnë nga lagjet urbane të shkatërruara nga vështirësitë ekonomike.

Rik Coolsaet, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Ghent” të Belgjikës, si dhe një anëtar i asociuar në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kohët e fundit ka shkruar në lidhje me mjedisin që ka mbjellë këtë fenomen subkulturor të të rinjve në vendin e tij.

Belgët, të cilët përballen me një treg të zymtë të punës, kanë shkallë më të lartë vetëvrasëse dhe e braktisin shkollën më shumë sesa pjesa tjetër e shteteve anëtare të Bashkimit Europian. “Shumë të rinj në Belgjikë, kohët e fundit vuajnë nga depresioni dhe ndihen të pashpresë”, shkruan Coolsaet.

Rezultati që japin analistët e inteligjencës është se, myslimanët europianë që kthehen në fansa të ISIS nxiten nga emocionet dhe jo nga logjika. Me fjalë të tjera, atraksioni ndaj filozofisë së ISIS është si një virus, ku afërsia me të infektuarin shpesh është edhe shkaku kryesor.

Dhe vendet ku mund t’i gjesh terroristët e rinj, mund të jenë po aq të lehta sa lokalizimi i zonës kur shfaqet një sëmundje. Në nëntor të vitit 2015, ministri i Brendshëm belg e identifikoi Molenbeekun, lagjen e varfër të emigrantëve në Bruksel, si një vatër për ekstremistët e rinj, që udhëtojnë drejt Sirisë e që kthehen mbrapsht.

Ndaj nuk është edhe çudi se, gjurmët e para të terroristëve u gjurmuan prej aty. Dhe kjo është ajo që i nxeh më shumë autoritetet, sa i përket “pop-xhihadit”: që Inteligjenca di thuajse çdo gjë për ta. Por pavarësisht informacionit që zotëron EUROPOL-i dhe të tjera hallka të zbatimit të ligjit, parandalimin e një sulmi të tyre e kanë shumë të vështirë.

Këto janë qeliza të vogla të të rinjve me autonomi operacionale, dhe jo një organizatë me udhëheqjen e lartë si al-Qaeda. Perëndimi po përballet me një kërcënim nga vet qytetarët e tij, të cilët duan të kthehen në “Rambo”.