Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Një “Kushtetutë” për internetin

Filed under: Lifestyle |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

internet-facebookShumë shpejt mund të ketë një dokument themeltar për të drejtat online. Mbi 3 miliardë përdoruesit e internetit aktualisht nuk kanë rregulla shtrënguese e ideja e një kushtetute të rrjetit ka nisur të marrë formë, e diktuar nga nevoja.

Rëndësia e dhënë internetit prej rrjeteve sociale si Facebook apo motorëve të kërkimit si Google dhe domosdoshmëria e garantimit në vazhdimësi të kontrolleve, ka ngjallur debate edhe mbi nevojën e ligjeve të posaçme. Italia do t’i paraqesë këtë të hënë një delegacioni prej 27 europarlamentarësh propozimin e saj: një kartë të të drejtave themelore të përdoruesve. Nuk mund të mbetemi përgjithmonë vëzhgues të jashtëm, arsyeton kryetarja e Dhomës së Ulët të Parlamentit italian, Laura Boldrini.

“Nuk mund ta lëmë uebin në duart e më të fuqishmëve sepse është një instrument tepër i rëndësishëm dhe qytetarët kanë të gjithë të drejtën që të respektohen”, shton ajo.

Dokumenti lind si bazë për ndërhyrje të mundshme legjislative e për tu dërguar në tryezat e diskutimeve ndërkombëtare. E përbërë nga 14 pika, Kushtetuta në fjalë mbështetet në parimet e barazisë, lirisë dhe dinjitetit si mbizotëruese ndaj logjikave ekonomike. Sa i takon tutelimit të të dhënave personale dhe profilizimit të identitetit me qëllime publiciteti, këtu lipset transparencë më e madhe e garanci verifikimi.

Prezantohet edhe e ashtëquajtura “e drejtë e harresës”. Falë saj, mund të përfitohet fshirja e informacioneve të caktuara nga motorët e kërkimit, ashtu siç e dikton edhe një vendim europian, por me shtesën e moskufizimit të të drejtës së informimit. Për politikanët apo personat publikë, një pretendim i tillë bie automatikisht e kujtdo që këmbëngul për të kundërtën, do t’i duhet ta çojë çështjen në gjykatë.