Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Nis ndërtimi i qiellgërvishtësit të parë në Tiranë, DownTown Albania

Filed under: Lifestyle |

Themelet për kullën më të lartë në Tiranë DownTown Albania me një lartësi prej 138 m, dhe me 35 kate do të hapen në fillim të muajit tetor. Lajmin e bëri të ditur sot investitori më i madh i projektit Balfin Gruop.

Për ndërtimin e kullës do të investohen 75 milionë euro. Godina do të jetë e pozicionuar në Bulevardin Bajram Curri, pranë ETC në Tiranë, në vend të parkut të lodrave “7 xhuxhat”

Kulla është një investim i përbashkët i Grupit Balfin, dhe Kastrati Group me aktivitet në sektorin e karburanteve.

Balfin ka sqaruar se projekti është realizuar nga studio holandeze MVRDV.

Ndërsa ndërtimi i saj i është besuar kompanisë britanike ARUP me qendër në Londër.

DownTown Albania do të ketë një një lartësi prej 138 m, dhe me 35 kate. Ndërkohë fasada e jashtme e kësaj ndërtese do të ketë në zemrën e saj hartën e Shqipërisë .

DownTown Albania konsiston në një sipërfaqe njolle ndërtimi prej rreth 1,528 m2, shtrirë në një hapësirë prej 3,812 m2. Për herë të parë Tirana do të ketë një ndërtesë e konceptuar e gjitha me një sistem qendror (HVAC , ngrohje-ftohje-ventilim).

Burimet zyrtare nga projekti pohojnë se Down Town Albania do të jetë një ndërtesë multifunksionale, e cila do të ofrojë një ndërthurje të konceptit të zyrave, qendrës tregtare dhe banesave të luksit.

Ndërtesa do të ketë 5 kate parkim, 1 kat dyqane, 17 kate zyra, një kat për shërbime teknike dhe 16 kate banim.