Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Mbërrin aeroport i ri, themelohet ‘Saranda International Airport’

Filed under: Lifestyle |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

aeTeksa qeveria është në negociata me Tirana International Airport për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi, duket se në Shqipëri po mbërrin një aeroport i ri. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është regjistruar një kompani e re e quajtur Saranda International Airport.

Kompania zotërohet në masën 34 për qind nga një shtetas me emrin Donald Shena, ndërsa 66 për qind e aksioneve të saj i përkasin një shoqërie me emrin American Capital Group

Në dokumentin e regjistrimit të kompanisë saktësohet se objekti i saj do të jenë shërbimet aeroportuale “Objekti i kompanisë është kryerja e shërbimeve aeroportuale, përpunimi i avionëve, shërbimi i pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave, bar – restorante të tjera në funksion të objektit,” thuhet në dokument.

Prej vitit 2001 që kur qeveria e Fatos Nanos nënshkroi marrëveshjen e konçesionit të Rinasit, në Shqipëri fluturimet ndërkombëtare kanë qenë monopol i këtij aeroporti. Pas 15 vitesh operimi, duket se më në fund kompania gjermane, që administron aeroportin e Rinasit ka ka pranuar të lëshojë monopolin e fluturimeve ndërkombëtare duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të aeroporteve të tjera në vend.