Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

“Kush shkel, vdes”, ishulli i vetëm në hartën e Tokës që s’është eksploruar

Filed under: Lifestyle |

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë vend në hartën e planetit Tokë që nuk është eksploruar nga njerëzit. Por ja që është një vend ku as aventurieri më guximtar nuk ka arritur të futet e të marrë informacion. Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.Po si ia bëjnë banorët e këtij ishulli që nuk kontaktojnë me asnjeri? Duke goditur me harqe e me shigjeta këdo që shkel në atë vend. Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij. Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje.Por dhe pse kaq i izoluar, ishulli i ka fqinjët më të afërt rreth 50 kilometra larg. Duke qenë mosbesues ndaj të huajve, ata qëllojnë çdo anije që afrohet. Qeveria indiane e njeh ishullin si një njësi të pavarur, dhe bën të pamundurën që ata të vazhdojnë të jetojnë të pashqetësuar.Banorët e ishullit jetojnë duke gjuajtur kafshë të egra me harqe dhe shigjeta në pyllin shumë të dendur që mbulon ishullin. Me bimët e pemët ushqehen dhe ndërtojnë shtëpitë.Studiuesit mendojnë se ata kanë migruar aty nga Afrika, rreth 50 mijë vite më parë, por nuk kanë detaje të tjera për mënyrën se si jetojnë.

“Nuk dimë as se sa janë atje”, thotë Anvita Abbi, një shkencëtare që ka studiuar për dhjetëra vite gjuhët e fiseve indiane në ishujt Andaman dhe Nikobar. “Sentineli i veriut është ishulli më i jashtëm i grupit, më afër Mianmarit dhe Tajlandës se Indisë. Banorët mund të jenë disa qindra, më pak se një mijë. Gjuha që flasin nuk mund të dihet, as se sa e vjetër është. Asnjeri nuk është lidhur me këta njerëz dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë”.“Pse të trazojmë, vetëm nga kureshtja, një grup që e ka mbajtur veten për dhjetëra mijëra vite?”, shton ajo.Ishulli përmendet në shkrimet e Marko Polos, i cili ka vdekur në vitin 1324, edhe pse shumë studiues e vënë në dyshim që ai të ketë zbritur me të vërtetë atje.Por një tjetër grup që mund t’i ketë takuar, janë kolonizatorët anglezë, të cilët kanë qenë në Indi gjatë viteve 1880. Përvoja që mund të kenë pasur me këta të fundit, mund të shpjegojë se pse janë aq agresivë me të huajt.Sipas rrëfimeve, studimet për këtë ishull u ndërprenë pasi një çift me katër fëmijë, që ishin dërguar për të studiuar kulturën, u morën peng menjëherë. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe ata që mbijetuan dhe dolën nga ishulli vdiqën pak kohë më pas nga sëmundjet.