Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Hapet rruga e re Gramsh – Korçë, ja çfarë panorame fantastike te ofron

Filed under: Lifestyle |

Ka kohë që punohet në një prej segmentet më të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe më në fund vijnë pamje panoramike të një rruge të shumëpritur. Rruga e re që lidh Korçën me HEC Moglicë dhe më pas Gramshin dhe të gjithë Shqipërinë do të jetë ndoshta një mrekulli më vete sa i përket thyerjeve të relievit, ujëvarave, kanionit dhe sidomos HEC-in e Moglicës, që pritet të jetë edhe diga më e lartë në botë në llojin e saj. Kjo rrugë konsiderohet më shumë se një lëvizje masive mjetesh, një segment turistik për shkak të gjerësisë. I gjithë segmenti duke filluar nga HEC Banjë ka çfarë ti ofrojë kalimtarëve në të. Mundësitë për shëtitje, motorçiklistë dhe çiklistë janë shumë tërheqëse.Për më shumë ndiqni fotot e ofruara nga prefekti i Korçës Ardit Konomi.
Hidrocentrali i Moglicës
Investimi i kompanisë Norvegjeze “Statkraft” për ndërtimin e HEC-it të Banjës dhe dy HEC-ve të tjera në kaskadën e lumit Devoll është aktualisht më i madhi në llojin e vet në vendin tonë.
“Në rrjedhën e lumit Devoll do të ndërtohen tre diga të mëdha që do të prodhojnë energji elektrike. Diga e Moglicës do të jetë një ndër më të lartat në botë në llojin e vet”, theksoi Agnar Aas duke shtuar se kjo digë do të ketë përmbajtje asfalti për ta bërë rrezistente nga lëkundjet sizmike.
Përmes tre hidrocentraleve, HEC-i Banjës, HEC-i Kokëlit dhe HEC-i Moglicës, projekti do të gjenerojë çdo vit përafërsisht 800 GWh të energjisë së rinovueshme dhe miqësore me mjedisin, pasi hidrocentralet të janë ndërtuar dhe në funksiononim, duke rritur prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri përafërsisht. 20%.
Bazuar në konsumin e energjisë elektrike për familje mesatare shqiptare prej 200 kwh / muaj, energjia e gjeneruar nga Hidrocentrali i Projektit të Devollit mund të sigurojë energji elektrike më shumë se 300,000 familjeve shqiptare.