Gjebrea: Me paratë që ua japim serbëve, do prodhohen armë për vrasjen e shqiptarëve

Filed under: Lifestyle |

gjebrea-me-parat-euml-q-euml-ua-japim-serb-euml-ve-do-prodhohen-arm-euml-p-euml-r-vrasjen-e-shqiptar-euml-ve_hd-620x264Këngëtari, kompozitori dhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, ka kërkuar bojkotimin e produkteve serbe duke thënë se me paratë që tregtarët shqiptarë ua çojnë serbëve, do të prodhohen përsëri armë për të vrarë shqiptarët duke marrë parasysh se dhjetëra mijëra serbë bërtisnin në stadium: “Vritni shqiptarët!”.“Mos të blejmë asnjë produkt serb nëpër supermarketet e mbushura me ushqime serbe kudo ku jetojnë shqipet. Mos të blejmë asnjë krevat serb ku të flenë shqipet mbi të. Asnjë material ndërtimi serb nuk mund të ndërtojë shtëpitë e shqiponjave. …etj,etj,etj!“Ndryshe, me paratë që tregtarët ‘shqiptarë’ ua çojnë serbëve, do të prodhohen përsëri armë për të vrarë shqiptarët, për sa kohë që dhjetëra mijëra vetë në stadium bërtisnin – vritini shqiptarët!”, shkruan mes tjerash në postimin e Gjebreas në Facebook