Dëshironi të studioni në SHBA, ambasada iu tregon rrugën si të aplikoni

Filed under: Lifestyle |

Shumë të rinj shqiptarë e kanë ëndërr që të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo të gjithë ia dalin.

Ka një pjesë që nuk i përballojnë dot kostot, një pjesë që nuk i ka rezultatet e duhura, por ka edhe një pjesë tjetër që nuk është e informuar për procedurat.

Për këtë qëllim ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një udhëzim që u tregon të gjithë studentëve se si të aplikojnë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada sqaron ndër të tjera se vitin e shkuar pati një rritje të studentëve nga Shqipëria që vazhdojnë shkollimin e tyre në SHBA.