Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Zbulohet fragmenti i një anijeje 400-vjeçare në Kepin e Rodonit

Filed under: Arkeologjia,Kultura |

Fragmenti i një anijeje që i përket periudhës pasmesjetare është zbuluar ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit, në veri të Durrësit.Arkeologët mendojnë se ky fragment, me gjatësi rreth 20 metra, është pjesë e një anijeje 300-400 vjeçare. Ai u zbulua farë pranë vijës detare.Zbulimi u emërtua “Rodon 4”. Kjo pasi vjen pas zbulimit të tre relikteve të tjerë në të njëjtën zonë. Këto zbulime janë pjesë e punës që po bëhet për hartimin e hartës arkeologjike nënujore. Projekt që drejtohet nga arkeologu nënujor Adrian Anastasi.

Pasi është bërë fotografimi e dokumentimi i plotë, fragmenti është mbuluar sërish duke iu nënshtruar një procesi të njohur, atij të konservimit. Priten rezultatet e analizave të karbonit për të përcaktuar më saktë periudhën kohore së cilës i përket “Rodon 4”. Ndërkohë vijon puna për të kuptuar mënyrën e ndërtimit të anijeve në periudha të ndryshme të zhvillimit të njerëzimit. Duke nisur që nga antikiteti e deri pas mesjetës.Dy reliktet e para të zbuluar në Kepin e Rodonit besohet se i përkasin anijeve të një periudhe shumë më të hershme. Sipas arkeologëve, anijet dëshmojnë aspektin ekonomik e tregtar të Durrësit të lashtë. Si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare tregtare që ekzistonin midis qytetit dhe qyteteve të tjera mesdhetare.