Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Tiranë, muzikë dhe akrobaci në ajër në sheshin “Skënderbej”

Filed under: Arti,Kinematografia,Kultura |


Pas një vere të mbushur me spektakle kulturore e sportive, sheshi “Skënderbej” ka rimbledhur sërish qytetarët e Tiranës për një shfaqje të veçantë.Të shtunën, qytetarë të shumtë dhe të vegjlit patën mundësi të ndiqnin një nga spektaklet më të njohur në botë, atë që njihet si Teatri i Rrugës “Mobile Homme”, i organizuar nga Ambasada e Francës në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Aleancës Franceze.I pranishëm në shfaqje ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi se tradita e aktiviteteve të shumta kulturore në Tiranë do të vijojë edhe më tej.

“Jam shumë i lumtur që Tiranës nuk i kanë munguar aktivitetet gjatë të gjithë verës, por sidomos edhe tani në vjeshtë. Dua të falënderoj shumë kolegët e Ambasadës franceze, ambasadoren Christine Vasak që bashkëpunoi për të na sjellë një shije të veçantë të Francës, diçka jo klasike sportive, por mbi të gjitha një dhuratë për fëmijët e Tiranës. Besoj se për fëmijët e Tiranës, më e mira është gjithmonë përpara”, tha Veliaj.Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se, përkundër skeptikëve që mendonin se sheshi nuk do të arrinte të mbushej asnjëherë, shfaqje të tilla kulturore janë treguesi se ky transformim e ka kthyer atë në një nga hapësirat më të preferuara për qytetarët e Tiranës. Shfaqje të ndryshme pati dhe nga trupa e Cirkut Kombëtar dhe Banda Frymore e Qytetit të Tiranës.