Click Here!

TAP ndërpret punën për gazsjellësin/ Zbulohen vendbanime të lashta në lindje të vendit

Filed under: Arkeologjia,Kultura |

Puna për ndërtimin e një tubacioni masiv të gazit përmes Evropës Juglindore është pezulluar pas zbulimit të një vendbanimi të lashtë në Shqipërinë lindore, tha të mërkurën kompania Trans Adriatic Pipeline

Kontraktuesi thotë se një “pasuri me qeramika” u gjet në fshatin Turan në Shqipërinë Lindore. Gjetjet besohet se datojnë në Epokën e hershme të hekurit në shekujt e 10-të dhe IX-të, dhe në periudhën e vonë romake në shekujt e 4-të dhe 6-të, shkruan konica.al.

Kompania, e krijuar për të planifikuar, zhvilluar dhe ndërtuar tubacionin, tha se zona ishte mbyllur. Puna pritet të rifillojë brenda një muaji, sapo institucionet përkatëse të përfundojnë raportin e tyre.
Kompania ka punësuar më shumë se 30 ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe arkeologë për të monitoruar punën përgjatë gjurmës së gazsjellësit “për të siguruar që çdo mbetje arkeologjike të identifikohet dhe të shpëtohet”.

Çdo zbulim i tillë në Shqipëri i dërgohet autoriteteve kompetente shqiptare.

Vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor ka vende të shumta të lashta, dhe besohet se shumë të tjerë ende nuk janë zbuluar.

Pjesa prej 215 kilometrash e Shqipërisë (133 milje) e tubacionit Trans Adriatik pritet të përfundojë në vitin 2019, raporton konica.al.

Tubacioni shkon për 878 kilometra nga Azerbajxhani në Turqi, përmes Greqisë në Shqipëri, pastaj shkon drejt Italisë jugore përmes Detit Adriatik.

Dërgesat e para të gazit në Evropë priten në vitin 2020