Skandal në Bibliotekën Kombëtare/ Shpallet gjendje emergjence, 12 mijë materiale u lagën nga shiu

Filed under: Kultura,Letersia |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës. Shiu që ra mbrëmjen e 23 qershorit ka përmbytur katet e nëndhenshme, çka ka shkaktuar dëme të shumta. Kështu, Biblioteka Kombëtare ka bërë me dije se janë lagur 12 mijë materiale, një pjesë e madhe e të cilave në mënyrë të parikuperueshme. Kështu theksohet se janë dëmtuar konkretisht libra, revista e gazeta. Me urgjencë janë thirrur punonjëset t’i thanin librat me tharëse, ndërsa sot u pa se librat janë dëmtuar, çka ka bërë që Biblioteka Kombëtare të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip. Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre. Vijon puna intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur. Mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozituese nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve tekniko-profesionale. Në funksion të kësaj emergjence dhe në respektim të protokolleve profesionale, njoftojmë se Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.